• |
ide | kryesore

Marrëveshja për vaksinën, Meta dekreton tre aktet normative të mazhorancës: Qytetarët duhet të informohen në mënyrën e duhur

-Instant, Lajme, Të fundit

Presidenti Ilir Meta dekreton tre aktet normative të miratuara nga mazhoranca në Parlament lidhur me qasjen e Shqipërisë te vaksinat anti-Covid si dhe marrëveshjen me kompaninë Pfizer.


Në këtë proces autorizohen si negociatorë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj.


Kreu i Shtetit thekson domosdoshmërinë e informimit të duhur të qytetarëve për vaksinën dhe karakteristikat e saj, sipas rregullave, që normojnë procesin.

“Presidenti i Republikës, i bën thirrje Qeverisë, që nëpërmjet një plani të qartë dhe efikas të angazhohet seriozisht me të gjitha burimet, për mbulimin e nevojave të popullsisë për vaksinim, brenda një kohe sa më të shkurtër dhe përmes një protokolli shëndetësor të sigurtë, që garanton ruajtjen e vaksinës në parametra të sigurtë, me qëllim efektivitetin e saj.

Kreu i Shtetit thekson domosdoshmërinë e informimit të duhur të qytetarëve për vaksinën dhe karakteristikat e saj, sipas rregullave, që normojnë këtë proces me kaq rëndësi.

Transparenca është thelbësore në demokraci, veçanërisht në luftën kundër kësaj pandemie tepër të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e qytetarëve”, shkruhet në njoftimin e Presidencës.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu