• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktorja Song Yoo-jung

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja koreano-jugore, Song Yoo-jung, ka vdekur në moshën 26 vjeçare.

Shkaqet aktualisht nuk dihen. Informacioni u konfirmua nga përfaqësuesit e Sublime Artist Agency, pjesë e të cilit ishte edhe vet ajo. Song filloi si modele dhe debutoi si aktore në “Golden Rainbow”. Ajo ishte e njohur më së shumti për rolin e saj në serialin televiziv “Make A Wish” ku u shfaq në 120 episode midis 2014 dhe 2015 si personazhi Han Da-won.

“Aktorja Song Yoo-jung na ka lënë. Ajo ishte gjithmonë një mike që jepte shumë lumturi me një buzëqeshje të ndritshme. Ajo ishte një aktore e mrekullueshme që luante me shumë pasion.
Faleminderit që ishe pjesë e Sublime Artist Agency”, thuhet në njoftim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *