• |
ide | kryesore

Nexhipi zbulon merkaton: “Baravikas, Kurdiç e dy të tjerë në katër ditët e mbetura”

-Instant, Sport



Trajnerin mënjanë, me prezantimin e teknikut Mirel Josa ditën e sotme, Kukësi është vënë në lëvizje për të përforucar skuadrën, që në 15 javët e para të kampionatit ka lënë shumë për të dëshiruar, mbi të gjitha nga ana e vazhdimësise. Ajo që është parë është një organikë e shkurtër, sidomos në repartin e mbrojtjes gjë që e ka bërë drejtorin sportiv Nderim Nexhipi të ndërhyjë në tentativë për të drejtuar sezonin që nuk është se po shkon ashtu si e kishin menduar drejtuesit e klubit: “Nuk është se në këtë moment në Shqipëri ka lojtarë që mund të bëjnë diferencën që janë të lirë nga kontratat – shpjegoi strategjinë ish-fantazisti i Partizanit – ndaj dhe ne jemi përqendruar në linjën e lojtarëve të huaj. Kanë ardhur dy, mund të vijnë edhe dy të tjerë ose tre në varësi të mundësive që do të na jepen. Do të bëjmë maksimumin në katër ditët që mbeten të kënaqim kërkesat edhe të teknikut”.

Për mbrojtësin e djathtë, lituanezin Rolandas Baravikas, gjithcka është e përfunduar dhe lojtari ka firmosur kontratën me Kukësin, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi për mbërritjen e qendërmbrojtësit Numan Kurdiç, në formë huazimi nga Sarajevo. “Kemi firmosur me mbrojtësin nga Lituania, dy ditë më parë dhe tani me ne në stërvitje është edhe një lojtar boshnjak që do të mbërrijë në huazim nga Sarajevo, por nuk e kemi bërë ende prezantimin, për shkak se nuk kemi përfunduar akoma me dokumentat. Do të vijnë edhe dy lojtarë të tjerë, një mesfushor dhe një sulmues”, përfundoi Nexhipi.

Futbollisti i kombëtares së Lituanisë, Rolandas Baravikas, me shumë mundësi do të jetë titullar që në ndeshjen në Korcë, ndërsa për Kurdiç nuk ka asgjë të sigurtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *