• |
ide | kryesore

Ngjarje e rëndë, babai vret me armë djalin në Prishtinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Babai ka vrarë me armë zjarri djalin në Prishtinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, ku babai ka qëlluar ndaj të birit. Motivi që solli këtë ngjarje tragjike ende nuk dihet, ndërkohë viktima është identifikuar si Albert Krasniqi. Autori është arrestuar nga policia dhe po ashtu i është konfiskuar edhe arma e krimit.

Mediat në Kosovë, raportojnë se Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në rrugën ” Ndue Perlleshi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast. Aktualisht jemi në fazën fillestare të ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti​.”, njoftoi policia.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *