• |
ide | kryesore

Nis puna pas 14 ditësh karantinë, ekipi i OBSH-së heton orgjinën e koronavirusit në Wuhan

-Instant, Lajme, Planet, Të fundit

Skuadra e OBSH-së që ndodhet në Kinë për të hetuar orgjinën e Covid-19 ka nisur sot punën, pasi qëndruan në izolim për 14 ditë. Ekipi prej 13 personash është nisur drejt një tregu, vend në të cilin u evidentuar i prekuri i parë në botë me koronavirus. Kërkimi i tyre është vlerësuar të jetë një fushë e minuar pasi ka shumë implikime politike dhe shumë palë të interesuara ose jom në zbulimin e misterit të virusit që bllokoi botën për më shumë se një vit.


“Sytë dhe vëmendja e botës janë fiksuar në këtë vëzhgim” tha virologu gjerman Marion Koopmans, i cili është pjesë e skuadrës që kanë shkuar në Kinë. Skuadra e ka kaluar këtë periudhë 2-javore në konktakt via Skype me njëri-tjetrin por edhe me shkencëtarë kinezë për të diskutuar mbi ecurinë e procesit si dhe gjithë të panjohurat që priten të marrin përgjigje në përfundim të misionit.


Një hetim i mëparshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit zbuloi se orgjina e virusit vinte nga kafshët dhe më pas u përhap tek njerëzit. Si vendburim infektimi u mor një treg ushqimor në Wuhan.

1 Comment

  1. Do gjejne kte timin , kina i ka qeruar kokat e peshkut me kohe , raporti final do jete u trasmetua ne rruge natyrale , nga lakuriqi te njeriu , gjarpri ishte vektori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu