• |
ide | kryesore

“Nuk do marrin trajner-opinionist”, Halili harron çfarë tha dhe sjell Shehin tek Tirana

-Instant, F1, Sport

Tani nuk ka asnjë dyshim: Orges Shehi do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Nuk ka asgjë të cuditshme, me ish-trajnerin e Skënderbeut dhe Kukësit që meriton shansin për tu ulur në pankinën kryeqytetase, nëse nuk do ishte deklarata e Refik Halilit, pas largimit të Nevil Dedes. “Nuk do të marrin trajner-opinionist” ka thënë presidenti bardheblu, porn ë fakt ka bërë të kundërtën, duke qenë se ish-portieri i kombëtares ishte pikërisht opinionist në Presing në ABC.


Gjatë orëve të mbrëmjes, Shehi ka gjetur akordin verbal me numrin një të skuadrës më të titulluar në vend, ndërsa sot do të prezantohet me ekipin dhe para medias. Tekniku i kontaktuar nga Lapsi nëse gjithcka ishte zyrtare, pyetjes (A të të urojmë?) i është përgjigjur: “Më uroni”.


Halili ka pasur në tryezë një listë emrash me eksperiencë, por miqësia e drejtorit sportive Tefik Osmani ka bërë që emri i Orges Shehit të preferohet. Në orën 11:00, në mjediset e “Selman Stërmasit”, do të bëhet edhe prezantimi i trajnerit të ri.

Në karrierë, si lojtar, Shehi ka fituar përvojë të madhe duke qenë pjesëmarrës në Europa Ligë, në fazën e grupeve me Skënderbeun, por edhe pjesë e Europianit me Kombëtaren në “Euro 2016”. Pankinat muk kanë qenë kaq të sukesshme, por në 45 ndeshje në krye të Skënderbeut, në periudhën 18 qershor 2018 deri më 30 qershor 2019, ka patur një mesatare aspak për tu nënvleftësuar: 1.69 pikë për ndeshje. Me kalimin tek Kukësi, në periudhën 2 mars 2020 deri më 30 qershor 2020, në 13 ndeshje pati një mesatare më të mirë (2 pikë për ndeshje), por që nuk e ndihmuan të vazhdonte më tej në pankinën kuksiane.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu