• |
ide | kryesore

OBSH nis investigimin mbi Covid-19/ Të afërmit e viktimave në Kinë: Autoritetet po na mbyllin gojën me zor

-Instant, Lajme, Planet

Të afërm të viktimave të Covid-19 në Wuhan thonë së autoritetet kineze u kanë bllokuar llogaritë në rrjetet sociale dhe po i bëjnë presion që të mos tregojnë asgjë teksa skuadra e Organizatës Botërore të Shkëndetësisë ka nisur hetimin mbi orgjinën e virusit. Shumë familjarë janë bashkuar për të kërkuar që të mbahet përgjegjësi nga qeveria kineze për mënyrën se si u përballua situata me koronavirusin.


Sipas disa dëshmive të të afërmve të viktimave, të shpërndara nga qytetarë të tjerë në rrjete sociale, presioni i autoriteteve është rritur veçanërisht pas vëzhgimit të skuadrës së OBSH-së. Një platformë në të cilën ishin regjistruar 80-100 familjarë të viktimave të personave të prekur me Covid-19 është zhdukur ditët e fundit dhe sipas njërit prej anëtarëve, Zhang Hai kjo tregon se qeveria kineze është nën trysni dhe po përpiqet të fshehë diçka.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu