• |
ide | kryesore

Pëllumb Pipero flet për herë të parë pas infektimit me covid: Pse më ndodhi pas vaksinës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, reagoi pas lajmit se është infektuar me koronavirus, edhe pse kishte bërë vaksinën kundër Covid-19 para 14 ditësh. Pipero thotë se rasti i tij është i pari në Shqipëri, por nuk është rast i rrallë në botë. Lexoni më poshtë mesazhin e tij.

STATUSI I PIPEROS

Me ndodhi dhe mua!

Nga dje ne mesdite edhe une si mjaft kolege te mi rezultova pozitiv me Sars Cov 2 (Covid 19), dhe tani ndodhem ne kushte shtepie me trajtim mbeshtetes.

Per shkak te situates shendetesore, edhe pse me simptoma te lehta, por edhe te ngarkeses psikologjike normale ne kete situate, e kam pasur te pa mundur te ndjek njoftimet e mediave, te cilat i falenderoj pa perjashtim, duke ju kerkuar ndjese pa fund qe nuk e kam pasur te mundur t’i pergjigjem interesimit te tyre shume profesional dhe njerezor. Jam i sigurt qe kam mirekuptimin e tyre ne kete situate.

Falenderoj dhjetra miq, nuk e dija qe kisha kaq shume, qytetare, kolege dhe politikane qe me kane telefonuar e uruar sherim te shpejte, duke me ofruar dhe ndihme te pa kursyer nese situata shendetesore do e kerkoje.

Nje mik gazetar e kishte krahasuar Covid 19 me nje “rulete ruse”, dhe eshte krahasim i gjetur, po kaq e vertete eshte edhe perpjekja mbinjerezore e bluzave te bardha kudo ne bote, edhe ne Shqiperi, qe jeten e pacienteve te semure me Covid 19 te mos e leme ne “dore te fatit rulet ruse”, por ti mjekojme e sherojme.

Une kam mjekuar me qindra qytetare deri tani, por tashme jam pacient, dhe nje pacient i veçante, i veçante per faktin se une jam infektuar pasi jam vaksinuar. Dhe ky fakt shtron mjaft pikëpyetje, nje pjese e te cilave me ndihmen e kolegeve ka mare pergjigje qe sot, nje pjese presin pergjigje, ndaj se bashku me koleget e Institutit te Shendetit Publik po punojme per investigimin e rastit tim me te gjitha aspektet dhe se shpejti besoj do kemi nje pergjigje te plote.

Rasti im nuk eshte dhe nuk do te jete i vetmi, por ne vendin tone ndoshta eshte i pari, pasi raste te tilla jane raportuar ne shume vende te botes, vecanerisht me Izrael, ku eshte vaksinuar me shume se 30% e popullsise, dhe kjo ndodh e mund te ndodhe mbas marjes se dozes se pare te vaksines, pasi duhen se paku 2 jave te filloje prodhimi i antitrupave (per hir te se vertetes analizat serologjike te bera ne disa laboratore, perfshire dhe Laboratorin Virologjik te ISHP konfirmojne IgG pozitive ne rastin tim) dhe ne fund te javes se trete niveli i imunitetit arrin 70-80%, e nje jave pas dozes se dyte mbrojtja eshte e sigurte dhe maksimale. Ndaj eshte shume e nevojshme qe pas dozes se pare te vaksines te vazhdojme te kemi te njejtin kujdes si cdo person i pa vaksinuar. Kjo keshille vlen per te gjithe, sot per bluzat e bardha ne proces vaksinimi, dhe neser edhe per qytataret deri ne marjen e dozes se dyte te vaksines.

Duke iu falenderuar te gjitheve, shpresoj dhe lutem ta kaloj sa me lehte kete sprove te veshtire, dhe besoj fort se do kem dhe mbeshtetjen dhe lutjet tuaja! Falemnderit



11 Comments

  1. Dmth ne te vazhdojme ta mbajme masken ne rruge dhe ne hale, si dhe te mbajme radhen per te bere vaksinen, sic e bere ti(nese e ke bere vertet)????
    DHE PRAPE MUND TE INFEKTOHEMI E???

    C’virus te poshter paskan hedhur imperialistet.. .

  2. O Pipero po ku oree ,po cfar vaksine te kan bere more derdimen ,?ka mundesi qe ta kane perzier me shurre macoku???

  3. Ah mor virus cna bere, si shkove te Pipero mor aman, paske qene pa shume pretendime

    shko or burre tek ndonje klient me lart, po lart fare ama, aty ku s’ka me lart.

  4. Gjeme e madhe na paska rene ,na ka zene covidi kandidatin per cmimin Nobel vete shokun Pipjerdho ,nje mundesi eshte qe ti ken bere vaksinen e terbimit.Me ate surrat qe ka Pipjerdhjua mu si bytha e derrit e kalon shpejt covidin.

  5. Edhe virusi vete eshte tmerruar nga surrati i Piperos, por tani sdi si te ike.
    Virus debil, vajte tek debili.
    Gjeti tenxherja kapakun.

  6. Te shkuara z. Pipero! Po mos harro se njeriu vlersohet nga shkalla e sinqeritetit dhe duhet ta thuash hapur qe keto far vaksinash nuk sherojne, por perkundrazi e demtojne njeriun. Vaksinat, sidomos ato mRNA, jane arme biologjike me efekt te gjate.

    P.S. Covid-19 eshte kthyer ne nje nga mashtrimet me te paturpshme dhe te medha te shekullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *