• |
ide | kryesore

Përgjimet e Antimafias/ Meta: Ka dyshime se kush po i financon kullat në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Për përgjimet e antimafias italiane që zbuluan edhe lidhje të saj në Shqipëri ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta. Meta thotë se duhet që SPAK të nisë menjëherë hetime për rastin.


“Për çështjen, që është në hetim në Itali, për gjithçka që përmendet Shqipëria, për çdo zyrtar, sipërmarrës dhe sekser shqiptar, padyshim duhet urgjentisht të nisin hetimet nga Prokuroria jonë dhe nga SPAK. Fakti, që kemi një çështje në Itali, ku përmenden shumë raste nga Shqipëria, është më se i mjaftueshëm, që të hetohet menjëherë edhe në vendin tonë” – thotë meta një intervistë për “Alb365”.


Kreu i shtetit ngre dyshime edhe se kush po financon ngritjen e kullave shumëkatëshe në Shqipëri.

“Është bërë evidente nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, që ne jemi një vend mjaft problematik, sa i takon fenomenit të pastrimit të parave. Njëkohësisht, është e qartë që ka rënë kredidhënia për ndërtimin në përgjithësi dhe se ka një financim të jashtëzakonshëm për ndërtimin e shumë kullave në Tiranë, që vendosin pikëpyetje mjaft serioze për burimet e financimit” – tha Meta. ©LAPSI.al

4 Comments

  1. Politikan pa studiuar shkencat politike, i marre me mundje, martuar me doktoresh qe s’ka ushtruar kurre profesionin per te cilen ka bere shkolle, dhe me pasuri bere nga ligji per shperndarje tokash miratuar nga Sali Berisha flet per Ndrageten. Themeloi partine e familjes dhe vazhdon te kandidoje farefisin (shikojeni lidhjen farefisnore me kandidatin e Skrapar -it), femijet jashte shtetit dhe ben sikur i pret barku per shqipetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu