• |
ide | kryesore

Plagosja në Vlorë/ Autorët qëlluan Mitron për ta ekzekutuar, dyshohet përplasje bandash

Arkiva, Lajme, Të fundit



Marion Mitro është qëlluar dy herë me pistoletë me silenciator, por nuk ka mundur të shohë dot autorët. Burime bëjnë me dije se autorët kanë qenë të porositur për ekzekutim, dhe jo dhënie mesazhi teksa kanë shkuar në vendngjarje me një automjet tip Land Rover të vjedhur, me kapele e syze teksa më pas mjetin e dogjën në Sherishtë.

Nga ana tjetër numri i të shoqëruarve tashmë ka shkuar në 15, mes tyre dëshmitarë. Duket se ndaj Mitros s’ka më dyshime që ka pasur një atentat, teksa u dërgua në spital nga persona të pranishëm gjatë atentatit.

Tashmë ka dy pista për plagosjen e Mitros, ose rivalitet mes bandave të Vlorës, ose probleme nga e shkuara e tij.

Ai dyshohet se ka qenë pjesë e bandës së Julian Sinanajt, si dhe në 2014 akuzohet se i bëri atentat me bombë ish-Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *