• |
ide | kryesore

Reforma në Drejtësi edhe 57 milionë euro të tjera deri në 2025

-Instant, Lajme, Të fundit



Përparimi i bërë me Reformës në Drejtësi pritet t’i kushtojë shtetit shqiptar në pesë vitet e ardhshme të paktën edhe 50-75 milionë euro të tjera. Ministria e Drejtësisë nxori për konsultim strategjinë ndër sektoriale të drejtësisë 2021-2025 duke parashtruar tre opsione për vazhdimin e saj ku ndër të tjera bën të qartë edhe kostot e mundshme financiare. Këto të fundit varen nga investimet që do të ndërmerren në funksion të reformës.

“Vlerësimet paraprake financiare: Për opsionin 1 janë 50-57 milion Euro ose 10-15% të MTEF (PBA) si shpenzim shtesë i reformës. Për opsionin 2, vlerësimet e shpenzimeve janë 100 milion Euro gjatë 5 viteve që korrespondojnë me 15-20% të nivelit aktual të MTEF (PBA) për çdo vit” thuhet në dokument.

Tre opsione për reformën

Në dokumentin e ministrisë janë të paktën tre opsione për koston financiare të Reformës në Drejtësi dhe angazhimin e burimeve për ecurinë e saj. Opsioni zero është që situata të qëndrojnë në nivelin aktual.

“Opsioni i status quo-së do të ishte që në parim të linte situatën të qëndronte siç do të jetë në fund të vitit 2020 dhe të mos vazhdojë procesin e reformës. Thjesht për të përmendur efektet më të rënda: kjo do ta linte procesin e Vetting-ut të papërfunduar, sistemin gjyqësor me nivele të larta backlog-u për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe jo efikasitetit të lartë. Do të kishte edhe nivele të larta të vendeve të lira të punës në prokurori “pranon ministria në dokument.

Opsioni i parë sipas strategjisë operon me një koncept të zbatimit të reformave në drejtësi në tre faza. Kjo strategji shihet si një proces i vazhdueshëm: “ndërsa faza ae reformës 2016-2020 ka krijuar bazën kushtetuese, ligjore dhe institucionale për sektorin e drejtësisë për të arritur standardet evropiane; faza tjetër e 5 (pesë) viteve (nga viti 2021 deri në 2025) do të konsolidojë këtë kornizë; dhe faza e tretë e fundit, prej 4-5 vjetësh, do të përqendrohet në ofrimin e shërbimeve në sektorin e drejtësisë sipas standardeve evropiane” sqaron ministria.

Lidhur me opsionin dy në strategji thuhet se është i ngjashëm me Opsionin 1, por me investime dhe përmirësime të synuara për ofrimin e shërbimeve të përmbledhura në 5 (pesë) vjet, pra. 2021 deri në 2025. Kostoja e përllogaritur do të ishte rreth ose mbi 100 milion Euro për periudhën 5-vjeçare. Ministria pranon se opsioni 1 është edhe ai më i përshtatshëm dhe që mund të materializohet në vitet në vazhdim.

Reforma në Drejtësi

Qysh në fillimet e qeverisjes së mazhorancës aktuale në mandatin e pare, Reforma në Drejtësi, u lakua si prioritet edhe nën “presionin” e ndërkombëtarëve. Por avancimi i saj në gjithë këto vite ka qenë i ngadaltë. Në kornizën e saj qëndrojnë institucione të tilla si SPAK, zyra e Prokurorisë Speciale dhe Byroja Kombëtare të Hetimit ndërkohë që një proces tjetër i rëndësishëm është ai i vettingut ku po kalojnë të gjithë hallkat e drejtësisë. Ky proces është në vazhdim dhe parashikohet që të përfundohet në deri në vitin 2024 për të tre kategoritë e subjekteve te rivlerësimit (gjyqtarë, prokurorë, këshilltarë dhe ndihmës ligjorë).

Kjo reformë u mbështet gjerësisht nga pjesë ndërkombëtare duke theksuar vazhdimisht rëndësinë e zbatimit të ligjit dhe shmangien e praktikave korruptive dhe kapjes së shtetit. Në thelb argumenti është ai i ndikimit ekonomik, social, mjedisor dhe ndër sektorial të përfshira edhe në strategjinë e Ministrisë së Drejtësisë./Monitor/



2 Comments

  1. E gjitha eshte nje fiasko, nje mega mashtrim i opinionit publik venda dhe te huaj, nje eksperiment
    i deshtuar edhe i nderkombetareve. Synimi diabolik i KM per te futur drejtesine ne sqetullen e pushtetit
    dhe per t\i hequr “dhembet” jo vetem e ka bere pushtetin gjyqesor nje aneks te ekzekutivit, jo
    vetem i ka hequr asaj mundesine e kontrollit e te ndeshkimit te korrupsionit galopant dhe shpsh
    here edhe te veshur me imuninet ligjor te qeverise por vec te tjerash po krijin edhe nje shpenzim
    kolosal per taksapaguesit e varfer shqiptare.
    Dikur kur behej fjale per investime kuptonim se diku po behet nje fabrike, uzine, nje rruge apo nje kanal
    ujites qe do ti sherbenin vendit kurse tani qindra milion euro investime ne drejtesi. O gallate e madhe
    o tallje e pacipe me popullin fukara, cjane keto investime ne drejtesi, investime ne mbledhje te kota
    investime ne letra, ne karrike, ne kolltuqe, ne dieta dhe paga te larta, ne konferenca boshe , ne pagesa
    te nderkombetareve qe bejne alibine e shkeljeve flagrante te kushtetutes, shpenzime pa as nje lloj
    efektiviteti.
    Sipas rezultateve te deritanishme te vetingut te publikuara ne media, te gjitha mosperputhjet, i gjithe
    perfitimi i pajustifikuar i te gjithe prokuroreve e gjykatesve te marre sebashku nuk bejne as 5 perqind
    e shpenzimeve per reformen ne drejtesi.
    Kjo te kujton ate fshatarin nje mori kaloresit per te ndjekur nje lepur ne kopesht se po hante ndonje
    perime dhe ata i rrenuan kopeshtin fare . Forca Rilindje, shkaterroje Shqiperine.

  2. Edhe “drejtesia” e Enverit ishte me e pavarur se kjo qe na solli Reforma me mbeshtetje Euro-Atlantike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *