• |
ide | kryesore

Rekord i ri negativ: Mbi 18 000 persona ndërrojnë jetë në botë prej koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit

-Instant, Lajme, Planet



Një tjetër rekord negativ shënohet në botë sa i takon numrit të viktimave në 24 orë. 18 000 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit. Në javë, planeti numëron 101,366 vdekje, ose një mesatare prej 14,000 vdekjesh çdo ditë. Sipas të dhënave, kjo është java me më shumë viktima që nga fillimi i pandemisë në të gjithë botën.

Që nga fillimi i janarit, nivelet e vdekshmërisë është përshpejtuar.

Vdekjet në bazë ditore po rriten dhe kurba gjithashtu po rritet. Në fund të nëntorit, planeti tejkaloi kufirin e 10,000 vdekjeve në ditë . Pastaj, 11,000 në mes të dhjetorit, 12,000 në 8 janar, 13,000 tre ditë më vonë për të arritur kurbën ekzistuese të 14,000 vdekjeve ditore nga 22 janari .

Pesë vende përbëjnë 50% ose më shumë të 101,000 vdekjeve të regjistruara javën e kaluar: Shtetet e Bashkuara (23,675 në shtatë ditë, gjithsej 425,227), Meksika (9,184, gjithsej 152,016), Britania (8,692, 100,162), Brazili  (7,387, 218,878) dhe Gjermania (5,368, 53,972).

Në total, bota numëron 2.16 milion vdekje dhe tejkaloi kufirin e 100 milion rasteve të regjistruara të martën, që nga njoftimi i rastit të parë, në dhjetor 2019, në Kinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *