• |
ide | kryesore

Ronaldo di si të bëjë të lumtur Georgina Rodriguez

-Instant, Paparazzi, Slider



Cristiano Ronaldo, një ndër futbollistët më të mirë në historinë e futbollit, dhe Georgina Rodriguez, që dikur ishte shitëse, u njohën 3 vite më parë në butikun ku punonte kjo e fundit. E asokohe ajo as që e mendonte se do bëhej partnerja e Ronaldos, por ja që ylli juventin ra në dashuri me të dhe tashmë janë ndër çiftet më të famshme në botë. Ndonëse janë prindër të 3 fëmijëve, çifti ende nuk është martuar por bashkëjeton prej kohësh, madje me ta jeton edhe djali i madh i Ronaldos, Cristiano Junior. Dashuria e futbollistit dhe partneres sa vjen e rritet nga dita në ditë dhe ata vazhdojnë ta mbajnë gjallë pasionin mes tyre. Mbrëmë, ata kanë shijuar një darkë romantike vetëm në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa Ronaldo ka ditur të jetë një djalë romantik duke e surprizuar Georgina-n me petale trëndafilash, qirinj e një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, siç ka treguar Georgina. Në fakt, ka mjaftuar vetëm kaq që ajo të ndihet e lumtur dhe e vlerësuar, pavarësisht se partneri i saj është një prej meshkujve më të pasur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *