• |
ide | kryesore

Seriali “Winx” në Netflix aspak i pëlqyer nga ndjekësit

-Instant, Paparazzi, Slider



Sezoni i parë i Winx Club u shfaq në Itali më 28 janar 2004.Kaq shumë vite pas transmetimit të sezonit të parë, Netflix rikthen këtë serial, por kësaj here me njerëz të vërtetë.

“Fate: The Winx Saga” quhet seriali që u publikua më 22 janar dhe kësaj here është për të rritur.

Sezoni i parë i serialit përbëhet nga 6 episode, ndërsa në varësi të ecurisë së tyre do të vendoset edhe për fatin e serialit. Mirëpo, publiku duket i zhgënjyer nga “Fate: The Winx Saga” pasi karakteret në këtë serial nuk përputhen me karakteret e versionit origjinal.

Një pjesë e vendeve dhe njerëzve janë totalisht ndryshe, gjë që nuk i ka pëlqyer aspak ndjekësve.

Musa, dikur zana e muzikës tani është “një zanë mendje” që ndjen emocionet e njerëzve. Gjithashtu, Flora, zana e natyrës është fshirë fare dhe zëvendësuar nga Terra, interpretuar nga Eliot Salt, që nuk ngjason me vajzën latine të serialit origjinal.

Kështu, versioni në “Netflix” është cilësuar si ‘një hap mbrapa’ për këtë serial.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *