• |
ide | kryesore

Sherr me thika mes të rinjve në Durrës, plagoset 19-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një konflikt mes të rinjsh ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Për shkat të zënkës ka përfunduar i plagosur një 19-vjeçar. I plagosuri E. H., 19 vjeç është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes dyshohet se është S. K., i cili është kapur nga policia dhe është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *