• |
ide | kryesore

Si u vra Albert Krasniqi/ Martesa e dështuar me Miss Kosovën dhe përplasja me Noizy

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një vrasje ka ndodhur sot në Prishtinë. Skender Krasniqi dyshohet se ka vrarë djalin e tij, biznesmenin Albert Krasniqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 ndërsa babai i viktimës është arrestuar dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

“Ejani se e vrava djalin”, ka telefonuar babai i Albert Krasniqit në polici. Gazeta Express shkruan se dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar familjarët e tij.

Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-miss Kosovën Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën.

Zbulohet arsyeja e debatit që nisi sherrin mes Albert Krasniqit dhe të atit, dedikimi i bërë për vajzën pak orë para se të vritej (Foto) – FaxWeb

Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë. Vetëm 7 orë më parë viktima e kishte postuar një fotografi të vajzës së tij, me mbishkrimin “dashuria e babit”.

Krasniqi ishte i përfshirë edhe në plagosjen e reperit Noizy në qendër të Prishtinës më 13 shtator të vitit 2016. Noizy u dënua me 2 mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur.

Ndërsa, Albert Krasniqi ishte dënuar nga Gjykata me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyejë me para. Vendimi i gjykatës e ngarkonte Krasniqin edhe me një dënim shtesë prej 8 mijë eurosh. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *