• |
ide | kryesore

Tiranë/ Falsifikonin formularë të testit Covid dhe garanci në vendet pritëse, arrestohen 4 persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Katër persona janë arrestuar në Tiranë për mashtrim, falsifikim dokumetesh, fshehje të të ardhurave dhe mospagim taksash e tatimesh. Të arrestuarit janë, Ergys Vejseli 34 vjeç, Gentiana Konini, 44 vjeçe, Klotida Çela, 32 vjeçe dhe Petrit Cara., 37 vjeç, të katërt banues në Tiranë.

Sipas policisë, të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përfituar nga situata e pandemisë dhe kanë bërë para duke u mundësuar qytetarëve të ndryshëm që të udhëtojnë në vendet e BE, kryesisht në Gjermani. Në njoftimin e policise thuhet se ata kanë përfituar shumën 600 euro për person, duke shmangur detyrimet tatimore, si dhe kanë falsifikuar formularë të testit ‘’COVID-19’’ dhe garanci të destinacionit të vendit pritës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *