• |
ide | kryesore

Vaksina me çip? Bill Gates flet për herë të parë për akuzat ndaj tij

Arkiva, F1, Lajme, Planet, Të fundit
Bill



Bill Gates, bashkëthemeluesi i kompanisë Microsoft që më vonë u kthye në një filantrop thotë se është befasuar nga numri i teorive konspirative të shpërndara në rrjete sociale gjatë pandemisë COVID-19 duke i quajtur “marrëzi” dhe “djallëzore”. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, Gates thotë se dëshiron të hulumtojë se çfarë qëndron pas tyre.

Filantropi thotë se miliona postime në internet me teori të çmendura konspirative kundër tij dhe ekspertit kryesor të sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, vijnë si pasojë e një përzierje të një pandemie të frikshme virale dhe rritjes së rrjeteve sociale.

“Askush nuk do të parashikonte se unë dhe Dr. Fauci do të ishim figura kryesore të teorive djallëzore që thonë se ne kemi krijuar pandeminë ose se po mundohemi të përfitojmë nga ajo. Jam i befasuar dhe shpresoj të marrë fund”, – thotë Gates.

Bill Gates, miliarderi që u largua nga posti i drejtuesit të korporatës Microsoft më 2014, për t’u marrë me fondacionin e tij bamirës “Bill dhe Melinda Gates” ka dhuruar të paktën 1.75 miliardë dollarë në përgjigjen globale kundër COVID-19, për të mbështetur prodhuesit e vaksinave, diagnostikimin dhe trajtime të mundshme të koronavirusit.

Që para një viti kur filloi pandemia, miliona teori konspirative janë shpërndarë në internet rreth koronavirusit, origjinën e tij dhe motivin e atyre që punojnë për ta luftuar atë.

“Për këtë gjë duhet të kuptojmë se si ndikojnë këto teori në sjellet e njerëzve dhe si mund të zvogëlojmë këtë ndikim”, – shton Gates.

Ekzistojnë teori që thonë se Dr. Fauci dhe zoti Gates krijuan pandeminë për të kontrolluar njerëzit, se ata duan të përfitojnë nga përhapja e virusit dhe se përmes vaksinimit do të injektojnë mikroprocesorë për gjurmimin e njerëzve.

Gates i cili sot botoi letrën e tij vjetore me përparësitë dhe parashikimet për këtë vit, thotë se beson se banorët në vendet e zhvilluara do të shohin fundin e pandemisë dhe rikthimin në jetën normale në fund të këtij viti, në se 70-80% e banorëve do të vaksinohen.



6 Comments

  1. Nxirrni intervisten kur thote se cfare jane 2 miliarde investim kur mund te fitosh triliona. Ky bastard duhet djeg ne acid

  2. Ç’ mutin don ky që flet për mjekësi e parashikime me apokalipse dhe me pandemi të tjera shfarosëse? Apo të jesh i pasur di të këndosh dhe t’i biesh gavallit pa vrima. Turp që flet si shkencëtar i mbaruar! Ky do vrarë për derr të egër.

  3. Ja dhe shqipot me eksperincën e tyre në mjeksi (që shtrihet në dekada) dhe inteligjencën e lartë japin mendimin e tyre të vyer për situatën.

    1. O i paemer me keto mendje qe ke, koke-dru je dhe koke-dru do mbetesh! Ca gjera kuptohen thjesht, mjafton te kerkosh pak se kush eshte Gates dhe Fauci per te mesuar se cfare kriminelesh me kollare jane!

      Po kuptohet qe ti je nje byth-lepires i krimineleve tane ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *