• |
ide | kryesore

“Vazhdo bëj ritualet vudu prej m**i, kërriç!”, ja çfarë e provokoi Lukakun në sherrin agresiv me Ibran

-Instant, Sport



Rituale vudu e gola, derbi e turp. Ai më i keqi në La Scala e futbollit si skenë. Ibrahimovic dhe Lukaku shënuan vërtetë, por nga ajo natë e ftohtë askush nuk do të kujtojë diagonalen e Zlatanit, apo penalltinë për manual të Romelut. Sherri në fund të pjesës së parë midis të dyve, me fjalë që fusin në lojë të afërm, origjinën afrikane dhe idetë fetare, është e destinuar të mos harrohet kurrë. Në fund të fundit, të dy nuk e duan njëri-tjetrin dhe ishte i njohur mirë, që nga koha e bastit për aftësitë teknike të Lukakut tek United. Sidoqoftë, në zonën kuqezi u shkua përtej.

Gjithçka ndodhi në fund të pjesës së parë. Ibra dhe Lukaku po kërkonin njëri-tjetrin, dhe leximi i buzëve nuk tradhton. Ibra ndesh shikimin e belgut, buzëqesh në mënyrë provokuese dhe më pas i thotë: “Thërrit mamanë, shkoni të bëni ritualet tuaja të voodoo të mu**t, gomar i vogël”.

Referenca për vudun lidhet në kohën kur luanin në Angli dhe shkaktoi një sensacion kur Lukaku refuzoi të rinovonte kontratën e tij me Everton, pavarësisht një super oferte nga drejtuesit në atë kohës, sepse një hap larg firmës ai ishte këshilluar nga nëna e tij Adolphine, një grua me origjinë kongoleze, që në një ritual voodoo – saktësisht – kishte marrë sugjerimin që djali i tij të kalonte tek Chelsea. Në 2017, Lukaku më pas u largua nga Evertoni, por shkoi tek United dhe jo në Londër, duke gjetur Ibrahimovic si shokun e tij të skuadrës. Romelu e kuptoi menjëherë referencën e Ibras dhe iu përgjigj: “Dëshiron të flasësh për nënën time? Pse?”. Dhe pastaj rrit dozën: “Ik q*u, ti jot ëmë: është një ku**ë”. Ibra ndërkohë vazhdonte të buzëqeshte: “Do të pres ty më vonë”. E më vonë erdhi shpejt sepse sapo mbaroi pjesa e parë, një Lukaku i papërmbajtshëm shkoi për të kërkuar fizikisht suedezin, i ndaluar me shumë mund nga menaxheri i skuadrës zikaltër Tagliacarne, Lele Oriali dhe disa shokë të ekipit.



1 Comment

  1. Ka shkuar kot ky Lukaku sepse e di qe Ibra eshte i forte me artet marziale, e do at bente pilaf!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *