• |
ide | kryesore

Video/ Berisha bëhet tabelë qitje: Juventus në gjysëmfinale me Interin

-Instant, F1, Sport, Video



Juve fluturon në Kupën e Italisë. Ekipi i Pirlos mposhti Spal 4-0 dhe rrëmbeu kalimin për gjysmëfinalen e dyfishtë kundër Inter. Në Allianz Stadium bardhezinjtë e nisën me marsh të lartë dhe pasi Berisha i rezistoi në disa raste, morën avantazhin me një penallti të realizuar nga Morata (16 ‘) dhe më pas dyfishuan me Frabotta (33’). Gola që në fakt e vendosën ndeshjen dhe e transformuan pjesën e dytë në një formalitet për Juventus, që në fund e rrumbullakosi rezultatin me Kulusevski (79 ‘) dhe Chiesa (94’).

Juventusi i ri i Pirlos kapërceu pengesën Spal, mori fitoren e tretë radhazi (në tre turne të ndryshëm) dhe u katapultua në gjysmë-finale të Kupës së Italisë, ku Interi që vjen nga fitorja në derbi me Milanin. Në Torino përfundon 4-0, falë golave të shënuar nga Morata nga një penallti në të 16 ’që u akordua me VAR, sepse më pari arbitri e konsideroi simulim dhe ndëshkoi me të verdhë Rabiot. Frabotta shënoi të dytin në të 33’ e pjesës së parë, ndërsa Kulusevski e Chiesa mbyllën llogarinë. Në portën e Berishës, portierit të kombëtares shqiptare, erdhën një valangë rastësh, me shtatlartin që evitoi sa mundi, por nuk mund të shmangte goleadën. Pirlo merr kështu me vendosmëri vijën e gjelbër: gjashtë të njëmbëdhjetat e ekipit bëjnë gjithsej 121 vjec, duke shumuar 21 vitet e De Ligt, 22 të Demiral, 18 të Dragusin, 21 të Frabotta, 19 të Fagioli, 20 ‘të Kulusevski. E kjo vetëm duke qëndruar në formacionin startues.






Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *