• |
ide | kryesore

Video/ City arrin ‘notën’ 10: shuplakë ndaj WBA dhe parakalim në krye të Premier League

-Instant, Sport, Video



Fitorja e dhjetë radhazi e sezonit dhe vendi i parë në kampionat. Nuk mund të shkonte më mirë për Manchester City, gjithnjë e më bindës dhe gjithnjë e më impresiounes, për të cilin modesti Ëest Bromwich, sigurisht, nuk mund të përfaqësonte një pengesë të pakapërcyeshme. Që në pjesën e parë, njerëzit e Pep Guardiola arkivuan ndeshjen: në minutën e 6 ‘Gundogan shfrytëzoi në mënyrën më të mirë topin e gjatë të Cancelo (dhe një mbrojtje kundërshtare të pozicionuar keq në përpjekje për ta nxjerrë jashtë loje) për të mundur Johnstone, ndërsa në të 20 ’ ish-mbrojtësi i Inter dhe Juventus u shndërrua nga asistues në golashënues, me një të majtë në hyrje të zonës që fillimisht u anulua për offside në nisje të aksionit, dhe më pas u vlerësua pas verifikimit në dhoma Var.



Në minutën e 30 mbërriti 3-0, me Gundogan që me këtë dygolësh shënon golin e tij të shtatë në tetë ndeshje në kampionat këtë sezon, ndërsa në rikuperimin e pjesës së parë edhe Mahrez hyri në listën e shënuesve të mbrëmjes, me një goditje të fuqishme me të majtën, brenda zonës. Skenari nuk ndryshoi edhe në pjesën e dytë dhe pesëshja u fiksua në të 58 ‘, me Sterling që shënoi nga fare pranë pas asist të Mahrez. Kështu Citizens, të paktën për një natë, do të jenë të parët në renditje. Në rast të një parakalimi të mërkurën, United gjithësesi do të ketë një ndeshje më shumë të luajtur. Një aspekt që nuk duhet nënvlerësuar.


Katër fitore të skuadrave udhëtuese në katër takimet e javës në Premier, sepse edhe Arsenal kthehet tek fitorja duke dalë me një 1-3 nga transferta në Southampton. Fitore 1-2 për Leeds në fushën e Newcastle dhe West Ham vuan por kalon 2-3 në Londër ndaj Crystal Palace.






Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *