• |
ide | kryesore

Video/ Manchester United humbet ndeshjen më të thjeshtë të vitit, në letër: 1-2 me skuadrën e fundit e renditjes

-Instant, F1, Sport, Video



Në javën e 20 të Premier League Manchester United rrëzohet në ndeshjen më të thjeshtë të vitit, në letër, e i lë kreun rivalëve të Manchester City. Kundër Sheffield, i fundit, nuk mjaftoi goditja me kokë e Maguire, sepse Bryan e Burke koleksionuan 1-2. Përfundoi pa gola e para e Chelsea të Tuchel me Wolverhampton, ndërsa Everton e Leicester bëjnë 1-1 me James Rodriguez e Tielemans. Fiton në fund 3-2 Burnley, ndërsa asnjë gol nuk u shënua në Brighton.

Kurrë mos e ul mbrojtjen, edhe nëse përballesh me të fundit të renditjes me vetëm 5 pikë. Kjo u kuptua qartë menjëherë pas çerek ore, kur Sharp i shpëtoi markimit dhe u desh ndërhyrje vendimtare e De Geas për të shmangur një disavantazh të papritur. Nuk është se Manchester United mblodhi veten, përkundrazi, vetëm pesë minuta më vonë Bryan i bëri një shaka të hidhur United duke devijuar në kënd me kokë për avantazhin e Sheffield. Djajtë e Kuq u përpoqën ti jepnin kuptim zotërimit dërrmues të topit, por arritën vetëm një gol të anuluar të Martial, për një faull të Maguire ndaj portierit. Për të sistemuar një mbrëmje që dukej tashmë e gabuar, duhej pikërisht numri 5, në rolin e ish-lojtarit “mosmirënjohës” që fiksoi barazimin në zhvillimet e një goditje këndit të Telles. Në minutën e 29 të besuarit e Solskjaer provuan të nisin operacionin e përmbysjes. Një iniciativë e mirë, që mori fund pas disa minutash: një koleksion i pabesueshëm gabimesh në zonën e United bëri që topi të përfundojë në këmbët e Burke, i cili goditi fort për të mposhtur De Gean, falë devijimit të Tuanzebe. Fitorja e dytë, por e bujshme, në kampionat për Sheffield, gjithmonë i fundit, ndërsa United mbetet në -1 nga kushërinjtë e City të cilët, gjithashtu, kanë një ndeshje për të rikuperuar.



ENGLAND – PREMIER LEAGUE
Burnley 3 – 2 Aston Villa
Chelsea 0 – 0 Wolverhampton Wanderers
Brighton & Hove Albion 0 – 0 Fulham
Everton 1 – 1 Leicester City
Manchester United 1 – 2 Sheffield United



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *