• |
ide | kryesore

Video/ Messi udhëheq përmbysjen: Barcelona, Valencia e Almeria avancojnë në Kupën e Mbretit

-Instant, Sport, Video



Barcelona ka vuajtur shumë më tepër se e imagjinonte, por në fund arriti kualifikimin në 1/8 e Kupës së Mbretit, duke mposhtur me rezultatin 1-2 Rayo Vallecanon. Lionel Messi mori përsipër përmbysjen e katalnasve që e panë veten në disavantazh, pas një pjese të parë pa gola, kur Fran Garsia shënoi në minutën e 63’, duke e bërë Vallecanon të ëndërrojë. Argjentinasi barazoi rezultatin në 1-1 në minutën 70’, duke u rikthyer pas pezullimit për shkak të kartonit të kuq me gol, ndërsa 10 minuta me vonë, Frenki De Jong përmbysi rezultatin për Barcelonën.



Në ndeshjet e tjera, Sevilla nuk pati asnjë problem të shkatërrojë 3-0 Valencian, duke iu bashkuar Barcelonës, por edhe Almerias, që shkon në 1/8 pas goditjeve të penalltive. Koha e rregullt e shtesat përballë Osasuna u mbyllën në barazim 0-0.



SPAIN – COPA DEL REY
Sevilla 3 – 0 Valencia
AlmeriaPEN ✓0 – 0 Osasuna
Rayo Vallecano 1 – 2 Barcelona



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *