• |
ide | kryesore

Zhdukja e Davide Pecorelli-t, ekspertët italianë shkojnë në Pukë për të zbardhur të vërtetën

-Instant, Lajme, Të fundit



Mbërrijnë në Gjegjan të Pukës ekspertë Italian për të kuptuar atë që ka ndodhur me biznesmenin Italian Davide Pecorelli, të zhdukur që prej 7 janarit.

Ekspertët u shoqëruan prej drejtorit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj si dhe pritet të shkojnë edhe në Komisariatin e Pukës për një takim, ku i pranishëm do jetë dhe Drejtori i Policisë Shkodër, Niko Brahimaj.

Biznesmeni italian, Davide Pecorelli kishte krijuar lidhje me Shqipërinëinë për shkak të gruas shqiptare, por edhe sepse kishte hapur një biznes me produktet e lidhura me dyqanet e tij.

Dyshohet se Pecorelli mund të jetë grabitur e vrarë në Pukë, aty ku u gjet makina e tij me qira “Skoda” e djegur, dhe madje dyshohet se brenda saj ka dhe mbetje njerëzore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *