• |
ide | kryesore

Arrestohet në Tiranë 35-vjeçari i dënuar në Itali për trafik droge

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 35-vjeçar është vënë pranga nga policia pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për veprat penale pjesëmarrje në “Grup kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve bëri të mundur kapjen dhe arrestimin provizor të shtetasit shqiptar Areld Murati, 35 vjeç, banues në Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë”, njofton policia.

Gjykata e Torinos e ka dënuar 35-vjeçarin  me 7 vjet e 6 muaj burgim.  Interpol Tirana dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe zyra homologe do të vijojnë procedurat e mëtejshme për ekstradimin e tij drejt Italisë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *