• |
ide | kryesore

Cardi B e revoltuar pas testimit të shpeshtë për COVID-19

-Instant, Paparazzi, Slider



Cardi B ka treguar edhe më herët se ajo testohet herë pas here për Covid-19 për shkak të frikës, por edhe sepse është në kontakt me shumë njerëz. Së fundmi reperja ka treguar se në fakt ajo shpenzon shuma të mëdha parash jo vetëm për t’u testuar vetë, por edhe skuadra e saj. Ajo është shprehur se në këtë situatë shumë njerëz po përfitojnë në kurriz të të tjerëve.

“Unë testohem për Covid 4 herë në javë. Skuadra që kujdeset për mua dhe menaxherët po ashtu testohet. Sa herë që ne testohemi harxhojmë 250$. Kjo është me të vërtetë një biznes i ri”, ka treguar ajo.

Fansat kanë menduar se reperja i bënte testet falas, por ajo ka shpjeguar se kjo ndodh vetëm në rastet kur ke simptoma të Covid.

“Është falas kur shkon tek doktori, por ku është për punë dhe ti duhet të marrësh njerëz që ta bëjnë testin në shtëpi, nuk është falas. Është e domosdoshme që të testohemi, sepse nëse ti je në hapësirën time dhe infektohesh me Covid, unë mund të paditem”, është shprehur reperja.

Cardoi ka shpjeguar se ajo nuk e ka bërë të gjithë këtë për t’u ankuar, por për të mxjerrë në pah faktin se testimet janë kthyer tashmë në një biznes të mirëfilltë, sikur të ishin pjesë e planit të pandemisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *