• |
ide | kryesore

Dalin detaje nga skandali që përfshiu 30-vjetorin e Rita Orës

-Instant, Paparazzi, Slider



Në kohën kur vendi i ishte nënshtruar një karantine kombëtare dhe ku autoritetet britanike përsërisnin vazhdimisht rëndësinë e zbatimit të masave antiCovid, Rita Ora do të festonte 30-vjetorin e lindjes në restorantin “Casa Cruy” me një grup miqsh, duke shkelur kokë e këmbë rregullat. Një tekë në kohë pandemie do t’i kushtonte Ritës ndjesë publike dhe marrjen e çmimit “Sjellja më e keqe e vitit”.

Së fundmi, të tjera detaje kanë dalë në pah lidhur me ngjarjen e bujshme. Mësohet se stafi i artistes i ofroi restorantit në fjalë plot 6 mijë e 800 dollarë për të thyer rregullat e virusit. Po kështu, kamerat e sigurisë u fikën menjëherë, teksa të ftuarit mbërritën mbrëmjen e 28 nëntorit, gjatë mbylljes së dytë në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas policisë mësohet se kamerat në fjalë u rindezën dhe u formatuan dy ditë më pas, duke mos lënë kështu asnjë gjurmë të imazheve të muajit të shkuar. Në dëshminë e dhënë nga ana e pronarit, Scottie Bhattarai mësohet se dikush e telefonoi në celularin e tij personal rreth orës 5 e 30 të pasdites. Ai tregon se personi në fjalë, pjesë e stafit të Ritës kërkonte një vend ku mund të pihej. Sipas tij, marrëveshja ishte për vetëm shtatë persona, por teksa ora shënonte 9 e darkës, kishin mbërritur plot 20 vetë, përfshirë modelen Cara Delevigne, motrën e saj Poppy e shumë të tjerë.
Policia u telefonua në mesnatë, çka solli ndëhyrjen e efektivëve dhe përfundimin e festës. Fill pas publikimit të skandalit nga “The Sun”, Rita doli vullnetare për të paguar gjobën prej 10 mijë paundësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *