• |
ide | kryesore

Deklarata e fortë e Rudina Hajdarit: Qeveria godet njerëzit e thjeshtë dhe paguan kompanitë e Ndranghetës

-Instant, Lajme, Të fundit



Deputetja Rudina Hajdari në seancën e sotme plenare në Kuvend ka akuzuar qeverinë se nuk po lufton krimin e organizuar, pasi sipas saj janë palë me to. Ajo thekson se grupet kriminale janë të njohura, por shteti nuk ka fuqi dhe dëshirë që t’i godasë ato.

“Sot po miratoni një akt që ka lidhje me luftën ndaj krimit të organizuar, por çfarë vlere kanë këto letra kur nuk ka vullnet për të luftuar krimin e organizuar, çfarë vlere kanë kur shteti sot është bërë njësh me krimin. Prej javësh në Elbasan vë re dhe i di me emra dhe mbiemra grupet kriminale, nuk ka banorë që nuk i dinë aktivitetet e katër bandave që sot sundojnë qytetin e Elbasanit. Qytetarët kanë dijeni për aktivitetet kriminale që funksionojnë atje, si ka mundësi që policia nuk di gjë, ministri i Brendshëm nuk di gjë, si ka mundësi që prokurori dhe kryeministri nuk di asgjë. Ky shtet është i njëjti shtet që vret të rinj në lagje se kanë kaluar orarin e vendosur gjatë koronavirusit, si ka mundësi që i njëjti shtet i çon taksidarët biznesit të vogël duke goditur padrejtësisht njerëzit që punojnë në mënyrë të ndershme. Kriminaliteti është i vetmi biznes që lulëzon, nëse do të flisni me tregtarët në treg do e mësoni se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria. Dilni dhe shikoni në fshatra se si banorët jetojnë në varfëri, se nuk kanë mbështetje as për prodhim dhe as për shitjen e produkteve”, ka thënë Hajdari.

Hajdari akuzoi qeverinë se po paguan mafian italiane Ndrangheta me taksat e qytetarëve.

“Ëndërrat e shqiptarëve sot lidhen me emigrimin. Dilni nga vilat tuaja të ngrohta dhe shikoni këto njerëz, takoni ato njerësz që i paguajnë taksat dhe ju sot paguani kompanitë e Ndrangetës mafias italiane, qeveria sot godet vetëm njerëzit e thjeshtë, qytetari i thjeshtë sot goditet pa mëshirë nga ai i ashtuquajturi shtet. I njëjti avaz është prej 30 vitetesh ju shumë shpejt do të humbsi jo vetëm pushtetin por gjithçka që keni përvetësuar gjithë këto vite”, ka thënë ajo.



12 Comments

  1. Po kujt ja thua ?
    Keta jane kupola e krimit.
    Te vrasin vetveten thua ti?
    O popull pa revolucion nuk ka shpetim
    Pa zhdukur kete kast hajdutesh dhe kriminelesh po skllav do ngelesh

  2. E kuptove vone se me ke ke te besh Rudine.

    Banda rilindjes eshte njesoj si perpara dy vjetesh kur hyre ne parlament.

  3. Po paret qe te bleu Ramiu ty moj gafore t’u duken te embla? Apo tani qe po shikon qe po i vjen fundi fillove te gllamurisesh ,.

  4. Rudina nuk ka kuptuar asgje , as vone …..as heret.
    Tani ja do puna te flasi keshtu se ka filluar dhe ajo fushaten , por nese pas zgjedhjeve votat e saj do plotesojne maxhorancen e Rames sa per te kaluar 50% , ajo me vrap do beje aleance me Ramen.
    Do ti japi Rama ndonje ministri te dores se trete dhe keshtu qe fiton Rama prap.

  5. Po ato 1 milion Euro te satome nga dolen!?
    Po paret qe pagove ti per mender shkollimin tend ne Amerike kush i pagoi?

  6. Hajdare mos u djersit shume duke bere te padituren per ate cfare ndodh aty. Ti u rrite u shkollove dhe po vazhdon te ushqehesh me ato leke prandaj gezoji dhe keto pak dite si “deputete” me leket e krimit

  7. Luften kunder krimit te organizuar filloje nga mami e dashur.
    Cfare te thuash per ty. Plehra me te ndyra se ty jane ata te Nismes qe na u hoqen si te virgjer. Rivenie ne skene e Mjaftit te Erjon zhulsit. Ne te semes ti ,mami jot dhe kelyshet e Nismes.

  8. Kjo cuca bashke me krundet e mbetura PD/LSI ne parlament, thjesht i zgjaten qendrimin ne pushtet bariut te stanit mavi. Nuk e shikoj ndryshe. Me vetedije, pa vetedije nuk dua ta di. Mund te llomotise sa te doje Rudina sot. Thjesht zgjatet agonine e nje bande qe quhet RIPJERDHJE.

  9. Dolen talibanet me bo adetin.
    Sic dalin per Xhozin, Patozin, Murrizin, Imamin, Boden…..

    Vetem Sali sekretari dhe Luljeta e sorrosit jane PDista te vertete.

  10. Ajo që më bën përshtypje, nuk është “dënimi” që i bën Rudina qeverisë që të burgos po shite dhallë e bulmet e nuk të prek po shite drogë, por që “kritikat” e saj paskan marë vlerë, qëkurse hyri në partinë e majtë të Shabonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *