• |
ide | kryesore

E kërkon Italia, por gjykata liron të “fortin” e Shkodrës, “harron” t’i lerë policë te dera

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër liron nga burgu Bledar Cafin duke e dërguar në arrest shtëpie. Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se ky vendim i sotëm i gjykatës sfumon zhurmën e krijuar pas arrestimit të Cafit nga Interpol Tirana dhe policia e Shkodrës pak ditë më parë për qëllime ekstradimi. Madje në vendim, gjykata ka harruar të shprehet, nëse duhet ruajtur me policë ose jo Cafi gjatë përmbushjes së “arrestit shtëpiak”.

Nga ana tjetër gjykata nuk ka harruar të shprehet, se personi i arrestuar për arsye ekstradimi mund të lëvizë nga banesa sa herë të ketë nevojë për trajtim të specializuar mjekësor. Menjëherë pas arrestimit tre ditë më parë, policia e Shkodrës publikoi njoftimin zyrtar, që gjatë operacionit të koduar me emrin “Buna” ishte bërë e mundur arrestimi i Bledar Cafit.

Në njoftim thuhej se 41-vjeçari është banues në Shkodër dhe se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore e Interpol Tirana. Gjykata e Triestes në Itali, me vendimin e datës 04.06.2020, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafikim droge në sasi të mëdha”, parashikuar nga Dekreti Presidencial “Për drogat” në Itali.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë. Ky është vendimi i dytë i gjykatës së Shkodrës brenda pak ditësh, duke rrëzuar masat e sigurisë me arrest burgu pa afat të prokurorisë me qëllime ekstradimi drejt vendeve të huaja./Abc



1 Comment

  1. pistoleta me numër ‘P52778Z’ ka shenja më të lehta përdorimi se ajo e Prendit me numër ‘P52796Z’. Por eksperti vijon duke thënë se tyta e pistoletës së shoferit të Prendit, mbart më shumë gjurmë që tregojnë se është pëdorur më shumë sesa tyta e pistoletës së Prendit me numër ‘P52796Z’, së cilës i përkasin 11 nga gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes.

    Në fund të raportit, prokurori thotë se bazuar në faktet e lartpërmendura, lind dyshimi i natyrshëm dhe i arsyehëm se tytat e dy pistoletave janë ndërruar me njëra-tjetrën.

    Ekspertët teknikobalistikë, thuhet në raportin e prokurorisë, kanë pohuar në mënyrë konfidenciale se gjilpëra e pistoletës me numër ‘P52796Z’të Ndrea Prendit, në momentin kur është bërë ekzaminimi balistik ka qenë e përpunuar mekanikisht (goditur).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *