• |
ide | kryesore

E rëndë në Sarandë, gjendet i pajetë në rrugë 52 vjeçari

Arkiva



Një 52-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të enjte në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në hyrje të rrugës Turizëm-Kanali i Cukës. Ka qenë vetë policia që ka bërë me dije se  shtetasi me iniciale A.Gj. është gjetur i pajetë në rrugë në lagjen Nr.1”, në Sarandë. Ishin kalimtarët në rrugë që njoftuan policinë dhe ambulancën e cila bëri transportimin e tij në morgun e spitalit.

Paraprakisht në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera dhe dyshohet se 52 vjeçari mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *