• |
ide | kryesore

Gjykata lë në burg drejtorin e Kadastrës së Beratit

Arkiva



Gjykata kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë në burg drejtorin e Kadastrës së Beratit, Ervin Nelaj, i arrestuar dy ditë më parë nga policia. Kreu i Kadastrës është hetuar për 9 muaj nga SPAK dhe është akuzuar për korrupsion.

Ervin Nelaj, 38-vjeç përfundoi në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Aluizni”, pasi ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Aluizni”, për goditjen e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat dhe SPAK-u.

Pas një hetimi 9-mujor u finalizua operacioni policor i koduar “Aluizni”, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Berat, me detyrë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale Berat.

Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive”, njofton policia.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *