• |
ide | kryesore

I vodhi lekë pacientit me Covid-19, lihet në burg infermierja e Infektivit

Arkiva



Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg infermieren e Infektivit Ronida Hysin.  30-vjeçarja, e dicorcuar dhe nënë e një djali 2 vjeç, do të qëndrojë pas hekurave deri në përfundim të hetimeve. Hysi punonte në Spitalin Infektiv dhe u arrestua nën akuzën se i ka grabitur lekë një të infektuari me koronavirus, i cili ndërroi jetë në pavijonin ku ajo shërbente. Infermierja Hysi ka shfaqur pendesë përpara gjykatës dhe ka pranuar vjedhjen. Ajo ka thënë se e bënte për arsye ekonomike, jetonte me fëmijën 2-vjeç.

Rasti i 30-vjeçares Hysi u denoncua nga 25-vjeçari me inicialet F.D., djali i pacientit me inicialet K.C., 58 vjeç, i cili ishte i shtruar në spitalin Infektiv ku dhe ndërroi jetë. I riu fillimisht kishte denoncuar në polici se babait i kishin vjedhur paratë që kishte në portofol, 20 mijë lekë të reja. Dy ditë përpara se babai të humbiste jetën, denoncuesi tregon se nga bankomati ishin tërhequr 40 mijë me kartën e bankës që kishte lënë në portofolin e të atit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *