• |
ide | kryesore

Inter, planifikon të ardhmen: menaxheri i Lautaro në seli për rinovimin

-Instant, Sport



Merkato e Inter është bllokuar. Antonio Conte është i bindur për këtë dhe e ka përsëritur në disa raste dhe me mundësinë e shkëmbimit e bujshëm me Romën mes Dzeko dhe Sanchez, klubi zikaltër po planifikon rinovimin e kontratës së disa lojtarëve. E para është sigurisht ajo e Lautaro Martinez me menaxherin e “Toro” që është parë për herë të tretë në selinë e Inter në ditët e fundit. Sidoqoftë, në bisedime është folur gjithashtu për Bastonin dhe Eder.

Tullio Tinti nuk ka kaluar pa u vërejtur në Viale della Liberazione, por nëse çështja më e mprehtë – ajo e rinovimit të Lautaro Martinez – është diskutuar tashmë disa herë në javët e fundit, pa arritur ende një zgjidhje, këtë herë ishte mundësia më e përshtatshme për të diskutuar situatën kontraktuale të dy klientëve të tjerë të asistuar nga menaxheri: Andrea Ranocchia dhe Alessandro Bastoni.

Për ish-kapitenin e Interit, menaxheri ka sjellë një interesim konkret nga Parma dhe Torino për këtë dritare transferimesh, duke pasur parasysh se kontrata e mbrojtësit skadon në qershor. Tinti ka kërkuar gjithashtu siguri për të ardhmen e Alessandro Bastonit, për të cilin ekziston një projekt rinovimi i kontratës prej kohësh, por mund të nënshkruhet vetëm kur problemet e shoqërisë të kenë kaluar. Menaxheri me këtë rast ripropozoi edhe Eder, në dalje nga Jiangsu, por dyert zikaltër për sulmuesin italo-brazilian mbeten të mbyllura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *