• |
ide | kryesore

Lady Gaga më e dashuruar se kurrë

-Instant, Paparazzi, Slider



Lady Gaga është çmendurisht e dashuruar pas të dashurit të saj, Michael Polansky. Për fat, duket se romanca mes dyshes po shkon më së mirë, pohojnë burime të afërta për “PEOPLE”. Prej një viti, artistja është në një lidhje me investitorin e teknologjisë. Historia e dashurisë u bë zyrtarisht publike nga ana e tyre, gjatë ceremonisë së përurimit të presidencës së Biden-it në Uashington, ku pas peformancës së saj në skenë, çifti u fotografua duke shkëmbyer një puthje të ëmbël.

“Gaga pati një shpërthim gjatë inaugurimit dhe ndjehej vërtet mirë. Është shumë e lumtur pranë Michael-it dhe iështë tepër mirënjohëse për mbështetjen e tij”, shtojnë më tej burimet.

Në fakt kaq shumë afrimitet ishte diçkaracëve apo fotografëve. Vitin e shkuar, burime thanë se ata kishin formuar një lidhje të thellë shpirtërore, pasi që të dy ishin përqëndruar në realizimin e ndryshimeve pozitive në botë, përmes profesioneve të tyre.

“Ata janë të dy duke punuar shumë dhe duke kontribuuar në projekte bamirësie. Duan të ndihmojnë aty ku munden”, u tha asokohe, duke shtuar se përgjatë karantinës, çifti kishte qëndruar bashkë, duke u përpjekur në krijimin e mundësive të shumta ndihmuese, për probleme të ndryshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *