• |
ide | kryesore

Manastirliu zbulon sa është shuma e paguar për marrëveshjen me Pfizer

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se janë kontaktuar vaksina antiCOVID për 800 mijë qytetarë, duke bërë me dije se janë parapaguar 2.9 milion dollarë për marrëveshjen me Pfizer, krahas parapagimit në instrumentin COVAX. Po ashtu Manatirliu tha se janë siguruar mjetet e mbrojtjes personale për stafet mjekësore, medikamentet dhe është rritur numri i testimeve me qëllim këputjen e zinxhirit të infeksionit.

“Ne kemi tashmë të kontraktuara doza vaksinimi për 800 mijë qytetarë, duke filluar me grupet prioritare. U angazhuam financiarisht në parapagimin e marrëveshjes së Pfizer-it dhe tashmë kemi paguar rreth 2.9 milionë dollarë, si dhe kemi parapaguar në instrumentin e COVAX -it për të garantuar sigurimin e vaksinave në një kohë të shpejtë”, tha ministrja.

Manastirliu thekson se Shqipëria është në pritje të dërgesës së parë të vaksinave të Pfizer, kurse shtoi se tashmë shqiptarët mund të shikojnë dritë në fund të tunelit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *