• |
ide | kryesore

Mesazhi i Kim për Ramën, Bashën dhe Kryemadhin: Mos merrni ata që i përjashtojnë rivalët nga partia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

“Kur takohem me shqiptarë të zakonshëm, një nga gjërat që pothuajse të gjithë përmendin është korrupsioni, në politikë, biznes”.


Kështu shprehet ambasadorja e SHBA Yuri Kim e pyetur për prag-fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit. Shqetësimi i saj duket se janë personat e inkriminuar që po rikthehen në listat e kandidatëve për deputetë.


“Ka ligje që Shqipëria i ka për dekriminalizimin që ndalon kandidimin e personave të dënuar apo zgjedhjen e tyre në parlament. Por ka edhe individë të tjerë që janë të njohur që të ulen në kuvendin e popullit, duke bërë legjislacion e ligje, apo jo? Dhe këtë përpiqem të vë në dukje, ndaj mendoj se udhëheqësit e partive duhet të marrin përgjegjësitë.

Kam vënë re që sa herë flas për këtë, secili pretendon sikur unë flas për palën tjetër. Dhe më duhet të them, dua të jem shumë e qartë, po flas për ty. Po i flas Z. Rama në cilësinë e tij si kreu i PS; po i flas Z. Basha si kreu i PD; po i flas edhe Znj. Kryemadhi; po i flas kujtdo që drejton një parti politike. Është përgjegjësia juaj dhe po ju flas ju. Pra, askush nuk mund të ngatërrohet sikur po i flas palës tjetër.

Dhe diçka tjetër. Dëgjoj edhe për njerëz në partitë politike, udhëheqësit politikë në veçanti, duhet të luajnë ndershëm dhe duhet të jenë të ndershëm. Dhe një element i kësaj është se kur një parti përjashton dikë sepse ai person nuk kaloi vetingun në partinë e tyre, ai person nuk duhet marrë nga një parti tjetër për avantazh politik.

Kjo nuk është e pranueshme dhe ky është pozicioni i Ambasadës së SHBA por besoj është edhe pozicioni i popullit shqiptar. Mendoj se duan politikë më të pastër. Mendoj se duan gjykata më të pastra. Mendoj se duan udhëheqësi të vërtetë, të ndershme nga partitë politike dhe unë jam me ta” – tha Kim në emisionin “Real Story”.

Kim nuk dha detaje për kalimet nga një parti në tjetër, por së fundi socialistët kanë hapur dyert për çdo të larguar nga PD dhe sidomos LSI. ©LAPSI.al

5 Comments

  1. SHBA-NE e kane vetem fasade keta…Ambasadoret qe vijne e ikin ne fakt kur i shohin kta tanet qeshin (dhe kushedi c’thone me vete): kta jane ata qe e drejtojne Shqiperine…

  2. Duke qene mbeshtetes pa kushte te KM-se, ambasadoret kryesore kane qene indirekt mbeshtetes

    te korrupsionit, aq sa ne perceptimin e shumices se popullsise , konsiderata per ta eshte si per

    ministrat e KM-se.

  3. Bëhet fjalë për një raport konfindencial të prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, lidhur me hetimet e kryera ndaj armëve në përdorim nga Garda e Republikës që kanë bërë qitje ngjarjen e 21 janarit.

    Raporti konfidencial i është dërguar ambasadës amerikanë në Tiranë dhe në këtë raport thuhet se ekspertët e laboratorit balisitik kishin zbuluar se vrasja e protestuesit Faik Myrtaj është bërë nga Ndrea Prendi dhe pistoletës i është ndërruar më pas tyta dhe gjilpëra për të fshehur gjurmët e krimit.

    Raporti tronditës thotë gjithashtu se ekspertët që kryen hetimin, kishin frikë të firmosnin dhe certifikonin manipulimin e tytës së pistoletës së shërbimit të Ndrea Prendit.Bravo o lapsexhi me fjalet e fundit qe i thua shpellkareve qe kjo e ka me ramen jo me lulune e monen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu