• |
ide | kryesore

Navalny: Administrata e Putinit është e mbushur me mafiozë që duan të tregojnë se kush janë bosët e vendit

-Instant, Lajme, Planet



Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny ka shpërthyer në akuza nga Putinit dhe Kremlinit pasi ka mbushur tashmë më shumë se 1 javë në paraburgim në pritje të gjykimit të tij.

Navalny tha se administrata e Putin është plot me mafiozë, të cilët duan të tregojnë kush janë bosët e vendit, por i paralajmëroi se fuqia e tyre është vetëm e përkohshme.

“Ju doni të tregoni se jeni bosët e këtij vendi. Por ju nuk jeni. Ju keni fuqinë tani, por kjo nuk është e përjetshme”, tha Navalny.

Po ashtu ai e ka cilësuar ndalimin e tij më 17 janar në Rusi si plotësisht të paligjshëm, ndërkohë autoritetet vendase nuk janë ndalur pasi i kanë arrestuar dhe avokatin Lyubov Sobol si dhe vëllain Oleg Navalny. Ky shpërthim i fundit i liderit opozitar ka ardhur pasi një Gjykatë në Rusi i ka refuzuar apelimin atij kundër ndalimit dhe masës së arrestit.

Ndërkohë ndalimi i Navalny ka shfaqur jo pak pakënaqësi në Rusi teksa në disa qytete shpërthyen protestat e dhunshme të cilave Policia iu përgjigj me forcë dhe arrestime masive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *