• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktorja hollywoodiane

-Instant, Paparazzi, Slider



Cloris Leachman, ylli i skenës dhe ekranit, ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare.

Një përfaqësues për aktoren fituese të ‘Oscar’ dhe ‘Emmy’ konfirmoi për Fox News se ajo vdiq në mënyrë natyrale të mërkurën. Ajo ndërroi jetë në Encinitas, Kaliforni, ndërsa kishte vajzën për krah. “Askush nuk ishte si Cloris. Me një shikim të vetëm ajo kishte aftësinë të thyejë zemrën tuaj ose të ju bënte të qeshnit pafund”, thuhet në një njoftim të bërë në rrjete sociale. “Ju kurrë nuk e dinit se çfarë do të thoshte ose bënte Cloris pasi ishte e paparashikueshme”.

Juliet Green shtoi se Leachman ‘i dontë fëmijët dhe nipërit e saj shumë’ dhe e kujtoi atë si një vegane gjatë gjithë jetës. Ajo ishte njohur si një nga yjet e Hollywood-it që ka fituar një çmim të Akademisë, një ‘Golden Globe’ si dhe tetë çmime ‘Emmy’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *