• |
ide | kryesore

U arrestua për rryshfet, GJKKO jep vendimin për drejtorin e Kadastrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg drejtorin e Kadastrës së Beratit, Ervin Nelaj. Drejtori i kadastrës u arrestua dy ditë me parë nga policia e Beratit. SPAK në bashkëpunim me policinë e Beratit e ka hetuar për 9 muaj kreun e kadastrës.

Sipas institucionit të akuzës, janë siguruar prova se shtetasi Ervin Nelaj, në bashkëpunim me punonjës të tjerë në këtë institucion, kanë marrë në disa raste përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të kryer veprime që lidhen me detyrën e tyre, për legalizimin e objekteve informale dhe rregjistrimin e titujve të pronësisë.



1 Comment

  1. Gangrena e Kadastres nuk eshte ne Berat por ne Tirane, kete e dine te gjithe pervec SPAK. Aty mblidhen

    prurjet e perrenjeve te korrupsionit. Peshku dihet se qelbet nga koka dhe koka e Kadastres nuk eshte ne

    Berat. Sot kadastra eshte institusioni me i korruptuar i Shtetit Shqiptar dhe biznesi me fitimprures per ata

    qe e kane ne dore kete institucion. Nga ana tjeter varesia direkte e ketij institucioni nga KM-ja e ben

    zone te ndaluar per hetim nga organet e ddrejtesise. Ku do perfundonte nje pprokuror qe nis hetimet

    per drejtorin e ketin institucioni kur dihet se ai eshte beniamin e KM-se dhe ka kartabianken per te bere

    cfare ti doje e bardha zemer . Do ta kapte vetingu menjehere .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *