• |
ide | kryesore

Video/ Arbitri nuk ka shënuar asnjë fyerje: Ibra-Lukaku do të hetohet nga prokuroria e Federatës italiane

-Instant, Sport, Video



Në pritje të sanksioneve të mundshme të Gjykatësit Sportiv, Gazzetta dello Sport kthehet në çështjen Ibrahimovic-Lukaku, ku ka gjëra që nuk inkuadrojnë: “Në relacionin që do t’i dorëzohet Gjykatësit Sportiv duket se nuk ka asnjë gjurmë të fyerjeve reciproke mes të dyve, kështu që për ta duhet të vijnë dënime të lehta. Sidoqoftë, Prokuroria e Federatës italiane të futbollit (FIGC) mund të hapë një hetim që gjithashtu mund të mbyllet me arkivim ose me paralajmërim”.

Në rrjetet sociale fyerjet e shkëmbyera mes Lukakut e Ibrahimovic kanë marrë kuptim racist. Kështu që, pas disa orësh, Ibra i është përgjigjur akuzave nga ana e tij: “Në botën e Zlatan nuk ka vend për racizëm – shkruajti sulmuesi i AC Milan duke postuar një video emblematike – Të gjithë jemi në të njëjtën race, të gjithë të barabartë. Jemi të gjithë lojtarë dhe ndonjë është më i mirë se të tjerët ”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *