Infermierja 30-vjeçare Ronida Hysi ka pranuar vjedhjen e parave të pacientit që humbi jetën nga Covid-19, duke tërhequr nga llogaria bankare e tij 600 mijë lekë të vjetra.
Ajo ka deklaruar para gjykatësve se e pranon akuzën e ngritur ndaj saj.
Hysi u arrestua dy ditë më parë nga policia e Tiranës dhe sot gjykata vendosi ndaj saj masën e sigurisë “arrest me burg”.
30-vjeçarja do të qëndrojë pas hekurave deri në përfundim të hetimeve.
Rrogat qesharak e bejen Njeriu te beje kete gje
Eshte deshperim dhe varferi
Jo, eshte maskarallek
Po ç’thua mo?! Kjo ishte e nga ata infermierët që vajtën në Itali në marsin e kaluar. Ndërkohë që infermierët e spitaleve Covid marrin bonus mujor prej 500 eurosh