• |
ide | kryesore

32-vjeçari thyen arrestin e shtëpisë, shkon të dhunojë ish-bashkëshorten

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 32-vjeçar ka thyer arrestin e shtëpisë duke u arrestuar për “dhunë në familje” dhe “largim nga vendi i qëndrimit”. Nga policia mësohet se shtetasi K. D. ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ka ushtruar dhunë ndaj fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij. Mes tyre ka nisur një konflikt për motive të dobëta që më pas është përshkallëzuar në dhunë.
Në vijim të veprimeve u vunë nën hetim edhe G. B dhe F. V., pasi kanë ndërhyrë gjatë konfliktit duke e goditur K. D., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. K. D. ishte në arrest shtëpie për veprën penale “Plagosje e lehtë në bashkëpunim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *