• |
ide | kryesore

Basha: Nëse zgjatet koncesioni për Rinasin, do ta zhbëjmë kur të vijmë në pushtet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka konsideruar të papranueshme zgjatjen e kontratës për koncesionarin e aeroportit të Rinasit nga 22 në 35 vjet. Basha thotë se vendimi i qeverisë në ikje do të zhbëhet kur demokratët të vijnë në pushtet.


“Çdo akt koncesioni, PPP apo zgjatje koncesioni i propozuar nga qeveria ne ikje, është në shkelje flagrante të ligjeve të vendit. Zotohem para çdo shqiptari se unë dhe qeveria ime nuk do të njohim asnjë akt të tillë dhe do ta zhbëjmë atë.Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” do tu kthehet shqiptarëve dhe shtetit të tyre sipas përcaktimeve fillestare të kontratës koncesionare. Shqipëria do tu kthehet shqiptarëve! #ShqipëriaFiton” – shkruan Basha të Twitter.


Aeroporti i Rinasit kaloi nga një komani kineze në dorë të “Kastrati Group” i cili bleu aksionet për 71 milionë euro. Pas këtij vendimi qeveria ka vendosur ta negociojë kontratën duke e zgjatur afatin me pretendimin se do të investojë 99 milionë euro si dhe do të ulë tarifat për pasagjerët. /LAPSI.al

6 Comments

  1. ”’ Zotohem para çdo shqiptari se unë…. ”’
    Uuuuu kur zotohet dhe perbetohet ky … e ben .

    O Lulush , po i ve gjobe Kastratit ? Do ndonje vile nga Kastrati tani ?

  2. hiqi koncesionin se me pisllik e ka marre dhe sic shikohet dhe te airalbania kompani qe punon piset ne treg financohet piset nga pronari i shqiperise se koncesioneve dhe ppp .

  3. Bir Selman i nenes ke te qaj me pare. Ke te anulosh me pare, e si ti alulosh ? Cdo qeveri

    do ta kete shume te veshtire pas baterdise dhe humneres qe ka hap rilindja me kontrata e

    koncesione deri 35 vjecare qe jane zinxhir qe kane lidhur ekonomine e buxhetin e shtetit pas qerres

    se koncesionareve pas te cilave ne fakt fshihen boset e rilindjes. Edhe neqoftese do tu duhet ta

    dorezojne pushtetin, keta do te jene de fakto zoter te pushtetit ekonomik te garantuara nga

    kontratat qe kane bere vete. Kjo panddershmeri dhe abuzim ulerites me pushtetin nuk mund

    te zhbehet me ndershmeri dhe rregulla. Monstrat kerkojne monstra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu