• |
ide | kryesore

‘Bonnie & Clyde’ shqiptarë/ 18-vjeçari dhe e dashura minorene dhunojnë e grabisin të moshuarën në banesë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
policia-lushnje.jpg



Dy adoleshentë u arrestuan nga policia pasi akuzohen se kanë ushtuar dhunë dhe kanë vjedhur një të moshuar në Lushnjë, ditën e djeshme në lagjen “18 Tetori”.

Policia bën me dije se dy hajdutët, Julian Kiptiu, 18 vjeç dhe e dashura e tij, shtetesaje me inicialet K. B., 16 vjeçe, kanë hyrë në banesën e shtetases Lumturi Zeqo, 64 vjeçe, dhe i kanë hedhur spraj lotsjellës në fytyrë, kanë ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kanë mbyllur atë në një dhomë të kësaj banese. Më pas kanë kontrolluar në banesë për sende me vlerë, por nuk kanë gjetur dhe janë larguar.

Policia i arrestoi dy të rinjtë pak pas ngjarjes. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale sprajti lotsjellës që ata kishin përdorur me qëllim realizimin e vjedhjes. ©Lapsi.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *