• |
ide | kryesore

COVID-19, Hungaria zgjat gjendjen e jashtëzakonshme me 90 ditë

-Instant, Lajme, Planet



Qeveria hungareze njoftoi sot zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme për 90 ditë dhe mbajtjen e kufizimeve dhe parashikon të autorizojë të gjitha vaksinat ekzistuese që janë administruar tashmë tek më shumë se një milionë persona.

Pas episodit të parë në pranverë, kjo masë, që i mundëson qeverisë të drejtojë vendin nëpërmjet dekreteve, u vendos më 11 nëntor për të luftuar kundër valës së dytë të pandemisë së COVID-19.

Përballë një situate shëndetësore që mbetet shqetësuese në Europë, autoritetet kanë vendosur një zgjatje përtej afatit 8 shkurt”, njoftoi në një konferencë shtypi, Gergely Gulyas, kreu i zyrës së kryeministrit. Parlamenti do të thirret ta miratojë zyrtarisht këtë masë muajin e ardhshëm.

 

“Kufizimet aktuale mbeten deri më 1 mars. Qëllimi është të shmangim një valë të tretë”, theksoi Gulyas.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *