• |
ide | kryesore

Del sondazhi i fundit në Kosovë/ Kush i fiton zgjedhjet e 14 shkurtit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lëvizja Vetëvendosje do të jetë fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit me 43.8 % të votave. Kështu e ka nxjerrë sondazhi më i ri i PIPOS që është prezantuar në Klan Kosova. E dyta në këtë sondazh ka dalë PDK me 21.1 %, ndërsa pas saj janë LDK me 17.2 % dhe AAK me 7 %. Edhe në këtë sondazh del se Nisma Socialdemokrate nuk do ta kalojë pragun me 2.9 %.

Rezultatet e sondazhit të fundit:
Lëvizja Vetëvendosje – 43.8 %
PDK – 21.1 %
LDK – 17.2 %
AAK – 7 %
Nisma Socialdemokrate – 2.9 %
Refuzoj të përgjigjem – 4 %
I pavendosur – 3.2 %
Të tjerë – 1 %

Nëse këto të dhëna i krahasojmë me ato të sondazhit të kaluar del se Lëvizja Vetëvendosje ka një rënie të lehtë prej 0.4 %. PDK është rritur në 21.1% nga 20.40% duke shënuar rritje prej 0.7 %.

LDK si partia e tretë ka shënuar rënie edhe më të lehtë me 0.15 % në matjet e fundit. Këtë parti e kanë zgjedhur 17.2 % të të anketuarve, derisa javën e kaluar ishte zgjedhja e 17.35 % e të anketuarve. AAK dhe Nisma Socialdemokrate kanë ruajtur përafërsisht rezultatin e njëjtë.

Sipas këtyre të dhënave Vetëvendosje do të ketë 49 deputetë, PDK 23, LDK 20 dhe AAK 8 deputetë ndërsa 20 deputetë i marrin komunitetet. Për të krijuar qeverinë duhen 61 deputetë.

Drejtori i PIPOS, Fisnik Halimi ka sqaruar se në sondazhin e fundit kanë marrë pjesë 3000 persona ndryshe nga sondazhi i kaluar që është realizuar me 1050 të tillë. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Programi që prezantoi Lulzim Basha si program ekonomik, nuk është as i CDU, as i PD, as i PS, por është fiks identiteti i Partisë Demokratike nën udhëheqjen e Lulzim Bashës.

    Në shtatë vite që ai drejton PD-në, Basha nuk ka pasur kurrë një identitet dhe të ketë luftuar për ta mbrojtur atë.

    Ai nuk e ka udhëhequr PD-në, por e ka lënë PD-në ta udhëheqin kauzat e rrugës, që fillojnë nga ekstremi i majtë në ekstremin e djathtë.

    Ai e ka vënë PD-në në dispozicion te lëvizjeve të majta të rrugës, e ka vënë në dispozicion të zaptuesve të trojeve në Tiranë, edhe pse mburret si parti që mbron pronarët, e ka vënë PD-në në dispozicion të delirantëve dhe konspiracionistëve trumpistë, e ka vënë PD-në në dispozicion të çdo pakënaqësie popullore që nuk ka lidhje me identitetin e saj.

    1. Hajde votojme Bashen. Ne kete menyre heqim kete barbonin e gjate qe na eshte ngjitur si “ai” tek kepuca. Pasi te zhduket ai, i kthehemi Bashes me nje mini-revolucion. Si thua? 🙂

      Ne kete menyre i bejme nje te mire ketij fshatit tone ku jetojme. Se e keqja me te keqe del.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *