• |
ide | kryesore

Historia e trishtë/ 73-vjeçarja gjendet e dekompozuar, kishte ndërruar jetë para 6 muajsh në bodrumin ku jetonte

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 73-vjeçare që jetonte e vetme në një bodrum ku jetonte me qira u gjend pas 6 muajsh pa jetë.

Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin “Gjergj Fishta”, pranë një picerie, ku në bodrumin e pallatit që ishte përshtatur si banesë është gjetur e vdekur 73-vjeçarja Neriban Makri, e cila jetonte e vetme me qira në këtë bodrum.

Nga veprimet e kryera rezultoi se kufoma ishte në gjendje tejet të dekompozuar dhe dyshohet se, ka ndërruar jetë para rreth 6 muaj, për shkaqe natyrale, raportoi News 24.

Gruaja nga Vlora, e pamartuar jetonte në një ambient me qira që ia paguante një shoqatë. Ishte qiradhënësja ajo që zbuloi trupin e të moshuarës dhe lajmëroi policinë.



1 Comment

  1. Llum vend qe jemi katandis…dikur me verte ishim te varfer po kishim shpirt e kishim bole
    Çe do ….i shitem te dyja per çik Coca Cola

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *