• |
ide | kryesore

I moshuari kapet duke vjedhur çokollata për nipërit, por çfarë i ndodh me policët

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Karabinierët e Miranos në Venecia të Italisë zgjodhën të “falnin” një gjysh që kishte pranuar se kishte vjedhur çokollata në një dyqan, për t’ua dhënë nipërve dhe mbesave që po linin shkollën. Forcat e rendit shmangën padinë ndaj tij duke paguar faturën për mallrat që kishte vjedhur i moshuari.

Ai ishte kapur nga roja i sigurisë teksa përpiqej të kalonte në arkë, pasi kishte vendosur disa çokollata në xhepat e tij. I trishtuar ai rrëfeu se nuk kishte para, por se donte t’u bënte një dhuratë të vegjëlve.

Me të arritur në vend karabinierët peshuan anën njerëzore të historisë dhe duke marrë parasysh që menaxherët e supermarketit nuk kërkuan të bënin një padi u mjaftuan vetëm duke i kujtuar të moshuarit seriozitetin e gjestit. Pastaj ata paguanin nga xhepi i tyre ëmbëlsirat e destinuara për fëmijët. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *