• |
ide | kryesore

Kosova dhe Izraeli lidhin marrëdhënie diplomatike deri më 1 shkurt

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se Kosova dhe Izraeli më 1 shkurt lidhin marrëdhënie diplomatike.

Në njoftimin për media thuhet se Republika e Kosovës po hyn në një etapë të re historike me shtetin e Izraelit.

“Shtetësia dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet fuqishëm. Ditën e hënë, më 1 shkurt, me një ceremoni solemne virtuale, do të firmoset formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit”, thuhet më tej.

Firmosja zyrtare e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike do të bëhet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Gabriel Ashkenazi.

Njohja nga Izraeli është arritur me nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike me Serbinë në Washington, më 4 shtator 2020.

“Njohja nga Izraeli është ndër arritjet më të mëdha për Republikën e Kosovës e cila është bërë e mundur falë mikut e aleatit tonë të përjetshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky moment tejet i rëndësishme për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *