• |
ide | kryesore

Nga makina 16 mijë euro tek apartamenti me vlerë të pa deklaruar, zbardhet pasuria e Olta Xhaçkës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

 


Olta Xhaçka u zgjodh ministre për Europën dhe Punët e Jashtme në dhjetor 2020, pas largimit me dorëheqje të Gent Cakës. Në kabinetin e kryeministrit Edi Rama, ajo ka mbajtur më parë postet e ministres së Mirëqënies Sociale dhe ministres së Mbrojtjes.


Olta Xhaçka ka përfunduar studimet për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Clark University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe ka kryer studimet pasuniversitare për Administratën Publike në të njëjtin universitet.
Pas kthimit në Shqipëri, Xhaçka u angazhua si aktiviste e të drejtave të njeriut dhe qeverisjes së mirë në shoqërinë civile. Ajo u përfshi në politikë në vitin 2009, kur u zgjodh për herë të parë deputete e Partisë Sociale në Kuvendin e Shqipërisë.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ministres Olta Xhaçka nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka nga viti 2010 deri në fund të vitit 2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2010, Olta Xhaçka deklaronte kursime prej 15 mijë dollarësh [rreth 1.5 milionë lekë], ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria kap vlerën e 5.9 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2018, pasuria e paluajtshme deklarohet në vlerën e 2.2 milionë lekëve, ndërsa pasuritë e luajtshme në vlerën e 3.6 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 37 milionë lekë, nga të cilat 52% burojnë nga paga e Znj. Xhaçka, ndërsa të ardhurat nga paga e bashkëshortit deklarohen në masën e gati 5%. Rreth 32% e të ardhurave kanë si burim të deklaruar kontratat e qirasë në emër të bashkëshortit, ndërsa 10% e të ardhurave kanë burime të tjera.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 9 vite të deklarimit, njëra prej të cilave rezultoi me probleme.

Në vitin 2012, Olta Xhaçka deklaron blerjen e një automjeti me vlerë 16,400 euro dhe pagesën e një paradhënie prej 19 mijë eurosh për blerjen e një apartamenti [nuk deklaron vlerën e plotë të apartamentin, por sqaron se paradhënia është afërsisht 20% vlerës totale]. Si burim për shtesat e aseteve, Znj. Xhaçka deklaron gjendjen cash dhe kursimet e akumuluara deri në atë moment, të cilat janë të pamjaftueshme për të mbuluar shtesat e aseteve me një diferencë prej rreth 581 mijë lekësh.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” detyrimet e Znj. Xhaçka dhe deklarimet e paqarta për shlyerjen e tyre.

Në deklarimin fillestar të vitit 2010, Znj. Xhaçka deklaron detyrim financiar prej 65 mijë dollarësh ndaj universitetit ku ka kryer studimet në SHBA, me plan shlyerje të kredisë që fillon në janar 2011. Detyrimi nuk shfaqet më në vitet në vazhdim dhe nuk deklarohet të jenë kryer pagesa.

Gjithashtu për blerjen e apartamentit për të cilën ka paguar paradhënie prej 19 mijë eurosh, Znj.Xhaçka deklaron në vitet 2016 dhe 2017 se është në proces marrje kredie. Në vitin 2018 nuk deklarohet ndonjë kredi e marrë apo pagesë e kryer.

Vlen gjithashtu për t’u sqaruar se analiza e pasurisë për Znj. Xhaçka përban pjesërisht të dhëna për pasurinë e bashkëshortit Artan Gaci, i cili ka qenë subjekt deklarues më vete në ILDKPKI dhe prej vitit 2017 deklaron si person i lidhur. Në vitin 2015, Znj. Xhaçka deklaron se në llogarinë e saj bankare janë depozituar përkohësisht të ardhurat nga një kontratë qiraje në emër të Z. Gaci me vlerë 45,220 euro, pa deklaruar më pas nëse kjo shumë është pakësuar nga llogaria e saj.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

7 Comments

  1. Keta pseudoministrat e rilindjes po dalin me flamur te kuq te gjithe ,cka do te those qe kane punuar vetem per te vjedhur .Nuk ka asnje informacion per $ 65000te kesaj baxhelles qe eshte shkolluar ne Clark University, apo ia pagoi Sorosi? Sikur ti kete paguar eshte gjysma e se keqes,ne raste te kundert me interesin 6% ato do ken shkuar ne $100000 cka duhet akoma te mbajne shqiptaret nje kukull ne ministrin e jashteme per te paguar shkollen e baxhelles! E dining o shqiptare sa duhet te paguaj nje shtetas shqiptare per te faturuar nje pasaporte ne konsullaten ton ne New York $ 280 megjithe ID karten ,kurse me 2013 paguanim $60 ,pra e kane 5- fishuar per ti zhvatur ,ose per te mos ardhur ne Shqiperi.Turpi e mbulofte Rilindjen megjithe ministrae megjithe Edvin drogaxhiun qe llogarit si te ardhura shitjen e zhgaravinave te tij qe kur eshte bere kryeminister !

  2. Keta pseudoministrat e rilindjes po dalin me flamur te kuq te gjithe ,cka do te those qe kane punuar vetem per te vjedhur .Nuk ka asnje informacion per $ 65000te kesaj baxhelles qe eshte shkolluar ne Clark University, apo ia pagoi Sorosi? Sikur ti kete paguar eshte gjysma e se keqes,ne raste te kundert me interesin 6% ato do ken shkuar ne $100000 cka duhet akoma te mbajne shqiptaret nje kukull ne ministrin e jashteme per te paguar shkollen e baxhelles! E dining o shqiptare sa duhet te paguaj nje shtetas shqiptare per te faturuar nje pasaporte ne konsullaten ton ne New York $ 280 megjithe ID karten ,kurse me 2013 paguanim $60 ,pra e kane 5- fishuar per ti zhvatur ,ose per te mos ardhur ne Shqiperi.Turpi e mbulofte Rilindjen megjithe ministrae megjithe Edvin drogaxhiun qe llogarit si te ardhura shitjen e zhgaravinave te tij qe kur eshte bere kryeminister !

  3. Ktyre qe ju dhimbsej populli kur ishin te G99.Pastaj ju desh te bashkoheshin me ps-ne.Pastaj u bene hajdute .
    Fare e keqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu